Home / AKTIVITETE / 9 VJEÇARE / Konkursi I fjalës artistike

Konkursi I fjalës artistike

Muaji tetor është cilësuar si muaji I letërsisë. Në kuadrin e ketij muaji, në shkollën “Mësonjëtorja DERTLIU” zhvillohet Konkursi I fjalës artistike. Nëpërmjet fjalës së bukur shqipe dhe duke zbatuar me përpikmëri teknikat e recitimit nxënësit pjesëmarrës përcjellin, te bashkë moshatarët e tyre emocione të këndshme. Ky konkurs zhvillohet:

a) për t’I aftësuar nxënësit të recitojnë bukur

b) për të ngjallur te dëgjuesit krenarinë e të qenit shqiptar

c)për të mos harruar kurrë autor të mëdhenj si :

Naim Frashëri, Gjergj Fishta, Fan Noli, Ndre Mjeda etj

d) për të përcjellë brez pas brezi fjalën e ëmbël shqipe.

Në konkurs marrin pjesë nxënës nga të gjitha klasat të cilët konkurojnë denjësish. Vendin e pare në këtë konkurs letraro-artistik e fitoi nxënësja e klasës së 6B DAMJONA MUSTAFARAJ me vargjet e Fan Nolit, “Anes Lumejve”.

Edhe ketë here nxënësit e DERTLIUT treguan se janë fëmijë të aftë e shumë të talentuar.